← Të gjitha shërbimet
Shërbimet tona
Implantologji
Zëvendësim i dhëmbëve të humbur përmes implanteve, duke rikthyer funksionin e përtypjes (kafshimit) dhe stabilitetin.
Rreth trajtimit
Implanti është një rrënjë artificiale që vendoset në kockën e nofullës, mbi të cilën më pas vendoset një kurorë. Ai zëvendëson dhëmbin e humbur pa i prekur dhëmbët fqinjë.
Trajtimi planifikohet individualisht, duke marrë parasysh gjendjen e kockës dhe nevojat klinike të çdo pacienti.
Përparësitë
- Pamje dhe ndjesi si të një dhëmbi natyral
- Përtypje e sigurt dhe e qëndrueshme
- Dhëmbët fqinjë mbeten të paprekur
- Zgjidhje afatgjatë për dhëmbët e humbur
Si zhvillohet
-
01
Vlerësimi
Kontroll dhe analizë e gjendjes së kockës.
-
02
Plani
Përcaktojmë numrin dhe pozicionin e implanteve.
-
03
Vendosja
Implanti vendoset me anestezi lokale.
-
04
Kurora
Pas shërimit vendoset kurora përfundimtare.
Keni pyetje?
Na telefononi ose na shkruani. Ju shpjegojmë gjithçka para se të fillojmë.
Na gjeni
Orari i punës
- E hënë – E premte11:00 – 19:00
- E shtunë11:00 – 17:00
- E dielMbyllur