← Të gjitha shërbimet
Shërbimet tona
Trajtimi i kanaleve (endodonci)
Trajtimi i infeksioneve dhe i dëmtimeve të pulpës dentare, me qëllim ruajtjen e dhëmbit natyral dhe të funksionit të tij.
Rreth trajtimit
Brenda çdo dhëmbi ndodhet pulpa, indi me nerva dhe enë gjaku. Kur pulpa infektohet ose dëmtohet, nga kariesi i thellë apo nga një goditje, trajtimi i kanaleve e pastron dhëmbin nga brenda dhe e mbyll, që ai të mos humbasë.
Trajtimi bëhet me anestezi lokale, që të jeni sa më rehat gjatë gjithë kohës.
Shenjat që mund ta kërkojnë
- Dhimbje e fortë ose që zgjat
- Ndjeshmëri e zgjatur ndaj të nxehtit ose të ftohtit
- Ënjtje e mishit ose e fytyrës
- Dhëmb që ka ndryshuar ngjyrë
Si zhvillohet
-
01
Diagnoza
Kontroll dhe, sipas nevojës, radiografi.
-
02
Pastrimi
Largohet pulpa e prekur dhe kanalet pastrohen.
-
03
Mbyllja
Kanalet mbushen dhe mbyllen hermetikisht.
-
04
Restaurimi
Dhëmbi rindërtohet me mbushje ose me kurorë.
Keni pyetje?
Na telefononi ose na shkruani. Ju shpjegojmë gjithçka para se të fillojmë.
Na gjeni
Orari i punës
- E hënë – E premte11:00 – 19:00
- E shtunë11:00 – 17:00
- E dielMbyllur