← Të gjitha shërbimet

Shërbimet tona

Zbardhim profesional i dhëmbëve

Trajtim estetik që ndihmon në zbardhimin e nuancës së dhëmbëve, për një buzëqeshje më të ndritshme dhe natyrale, me teknologjinë më të avancuar.

Rreth trajtimit

Me kalimin e kohës, kafeja, çaji, duhani dhe ushqimet me ngjyrë i errësojnë dhëmbët. Zbardhimi profesional e çel ngjyrën e dhëmbëve në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt, nën mbikëqyrjen e doktorit.

Para trajtimit kontrollojmë dhëmbët dhe mishrat, që zbardhimi të jetë i përshtatshëm për ju dhe rezultati të duket natyral.

Mirë të dini

  • Trajtimi bëhet në klinikë, me teknologji bashkëkohore
  • Mishrat mbrohen gjatë gjithë trajtimit
  • Mbushjet, kurorat dhe fasetat nuk ndryshojnë ngjyrë
  • Pas trajtimit ju japim këshilla që rezultati të zgjasë

Si zhvillohet

  1. 01

    Kontroll

    Sigurohemi që dhëmbët dhe mishrat janë të shëndetshëm.

  2. 02

    Nuanca

    Përcaktojmë ngjyrën aktuale të dhëmbëve.

  3. 03

    Zbardhimi

    Aplikohet xheli zbardhues dhe aktivizohet me teknologji të avancuar.

  4. 04

    Rezultati

    Krahasojmë nuancën dhe ju japim këshilla për mirëmbajtje.

Keni pyetje?

Na telefononi ose na shkruani. Ju shpjegojmë gjithçka para se të fillojmë.

Na gjeni

Dentalcare Doa

Rr. Bardhyl Çaushi 1
10000 Prishtinë, Kosovë

Hapeni në Google Maps

Orari i punës

  • E hënë – E premte11:00 – 19:00
  • E shtunë11:00 – 17:00
  • E dielMbyllur